Nikollovski pranon: Po, kemi porositur sasi të grurit dhe misrit

Maqedonia

Nikollovski pranon: Po, kemi porositur sasi të grurit dhe misrit

Më: 3 mars 2022 Në ora: 16:13
Nikollovski

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujerave Lupço Nikollovski përmes profilit të tij në Fejsbuk kumtoi se gruri dhe misëri që Serbia e paralajmëroi dje do të porositet nga vendi, për subjektet ekonomike dhe jo për nevojat e shtetit apo rezervat e mallrave.

Siç thekson Nikollovski, shteti ka plotësisht mjaftueshëm misër dhe grurë. Mullinjtë vendor posedojnë me rezerva prej 45.000 tonë grurë, sasi që janë të mjaftueshme për nevojat e tregut vendor deri në rendimentet e ardhshme.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq në paraqitjen e djeshme të jashtëzakonshme për krizën politike dhe ekonomike si dhe rreth sulmit rus ndaj Ukrainës, deklaroi se Serbia me kërkesë të Maqedonisë të Veriut do të ofroj 50.000 tonë grurë dhe 25.000 tonë misër.

VMRO-DPMNE menjëherë dërgoi reagim, duke vlerësuar se Vuçiq zbuloi se me këtë se vendi nuk ka rezerva të mallrave të grurit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat