Maqedonia Veriore mbyll hapësirën ajrore për Lavrov-in

Maqedonia

Maqedonia Veriore mbyll hapësirën ajrore për Lavrov-in

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 22:04
Foto ilustrim

Maqedonia e Veriut nuk do të lejojë hapësirën e saj ajrore për shfrytëzim të vizitës së Lavrov në Beograd.

Kështu kanë konfirmuar burime brenda ministrisë se jashtme të Maqedonisë se Veriut për RTK.

Ndërkohë kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq deklaroi se situata rreth mbërritjes së ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov në Beograd është “jashtëzakonisht e komplikuar”.

Sipas saj Vuçiqi po merret me logjistikën e udhëtimit të tij.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat