Besimtarët myslimanë sot festojnë Kurban Bajramin, urimet nga personazhet politikë dhe fetarë

Maqedonia

Besimtarët myslimanë sot festojnë Kurban Bajramin, urimet nga personazhet politikë dhe fetarë

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 10:41
Manifestimi qendror u mbajt në xhaminë e “Mustafa Pashës” në Shkup

Sot besimtarët mysliman festojnë Kurban Bajramin.

Kjo është festa e dytë më e madhe pas Fitër Bajramit.

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islamen në RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, uroi besimtarët, duke na kujtuar se kjo festë simbolizon solidaritetin, sakrificën dhe ndihmën e ndërsjelltë.

Fetai e thënë se krahas pelegrinazhit të haxhit, aspekt kryesor i kësaj feste është therja e kurbanëve dhe ndarja e tyre me familjarët dhe ata që kanë nevojë.

Fetai, ndër të tjera, ka bërë edhe thirrje për paqe e bashkëpunim në mes të njerëzve pavarësisht ndasive.

Manifestimi qendror u mbajt në xhaminë e “Mustafa Pashës” në Shkup, i cili filloi prej orës 04:30 deri kur u fal namazi i Kurban Bajramit, në ora 05:57.

Pas faljes së namazit, myslimanët kanë uruar njëri tjetrin me mesazhe paqeje, mirësie respekti, dashurie dhe mëshire.

Festën e ka uruar dhe kryetari i shtetit, Stevo Pendarovski.

“Para se gjithash, Kurban Bajrami është festë e solidaritetit dhe kultivimit të shprehive të mira të mëshirës, ​​bujarisë dhe humanizmit ndaj nevojtarëve që kanë nevojë për mbështetje çdo ditë. Rëndësia e festës më së shumti del në pah pikërisht në periudha sfidash ekonomike me të cilat po përballet vendi ynë dhe pjesa më e madhe e botës. Njëkohësisht, Kurban Bajrami është pjesë e pandashme e bashkëjetesës shekullore në shoqërinë multifetare dhe multietnike të Maqedonisë së Veriut. Jam i bindur se solidariteti ndaj të pambrojturve dhe bashkëjetesa e të ndryshmëve në këto ditë festive, por edhe gjatë gjithë vitit, do të na ndihmojë të bashkuar t’i tejkalojmë sfidat me të cilat po përballemi në nivel personal dhe kolektiv”, tha Pendarovski në urim.

Përveç presidentit, edhe shumë kryetarë të komunave në Maqedoni kanë uruar festën e Kurban Bajramit.

Sipas traditës, myslimanët e festojnë këtë Bajram 3 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat