Çupi: Maqedonia e Veriut ka afro 14% diasporë të regjistruar

Maqedonia

Çupi: Maqedonia e Veriut ka afro 14% diasporë të regjistruar

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 23:57
Xhemail Çupi

Ministri i angazhuar për Diasporë në Maqedoninë e Veriut, Xhemail Çupi, ka thënë se në bazë të regjistrimit të fundit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut, diaspora janë regjistruar gjithsej 14 për qind.

I ftuar në emisionin “InfoNata”, ai tha se kanë hasur në situata kur qytetarët janë frikësuar të regjistrohen, por edhe të tillë të cilët sipas tij, kanë menduar se regjistrimi ka prapaskena politike

“Në vitin e kaluar dolën rezultatet e regjistrimit të popullsisë në Maqedoni dhe qytetarët kishin mundësi të zgjedhin në rezidentë dhe jorezidentë. Jorezidentë nënkuptohet ata të cilët gjashtë muaj e plus jetojnë jashtë kufijve dhe në bazë të këtij censusi ne kemi afro 14 për qind qytetarë vetëm që janë të regjistruar. Dhe ne e dimë se ne hasim këtu me dy situata, situata e parë është qytetarët të cilët kanë refuzuar të regjistrohen, qytetarët të cilët janë frikësuar të regjistrohen dhe ata të cilët kanë pasur dëshirë por s’kanë pasur mundësi.

Të parët llogariten ata të cilët apriori kanë menduar se censura ka prapaskena politike, sepse do të prishet balancuesi etnik ne jemi aq sa jemi e kështu me radhë. Ata të cilët kanë patur frikë janë qytetarët të cilët kanë pritur dokumenta në shtetet përkatëse dhe kanë menduar se ky regjistrim pastaj do t’i detekton ata në vendet që jetojnë. Rasti i fundit janë ata që kanë pasur dëshirë por s’kanë pasur mundësi, janë gjenerata e dytë dhe e tretë të cilët nuk kanë dokumentacione dhe nuk kanë ditur se si ta bëjnë regjistrimin e tyre”, tha ai,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat