MPB Maqedoni jep detaje për aksidentin e sotëm në pikëpagesën rrugore në Kumanovë

Maqedonia

MPB Maqedoni jep detaje për aksidentin e sotëm në pikëpagesën rrugore në Kumanovë

Më: 9 mars 2023 Në ora: 14:42
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme ka identifikuar viktimën nga aksidenti i sotëm në pikën pagesore “Rramanli” në autostradën Shkup-Kumanovë.

Nga MPB bëjnë të ditur se bëhet fjalë për 24-vjeçarin D.F. nga Shkupi, ndërkaq shtojnë se trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.

“Me datën 09.03.2023 rreth orës 03:27 minuta në SPB-Kumanovë është raportuar se në pikën pagesore “Rramanli”, në autostradën Shkup – Kumanovë, automjeti i pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.F. (24) nga Shkupi, është përplasur në shtyllën e pikës së pagesës, pas çka automjeti ka marrë flakë.

Në të njëjtën kohë, drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë në vend, ndërsa mjeku i Emergjencës Mjekësore ka konfirmuar vdekjen e tij. Zjarri është shuar nga ekuipazhi i Njësisë Territoriale të Zjarrfikës në Kumanovë dhe nga punonjësit e stacionit të pagesës. Sipas urdhrit të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion, ndërsa ekipi i SPB-Kumanovë ka kryer kontroll të vendit”, thonë nga MPB në raportin shtesë në lidhje me aksidentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat