Mickoski: Nuk jemi kundër korridoreve, jemi kundër krimeve të pranishme në këtë projekt

Maqedonia

Mickoski: Nuk jemi kundër korridoreve, jemi kundër krimeve të pranishme në këtë projekt

Më: 25 prill 2023 Në ora: 19:15
Hristijan Mickoski

OBRM-PDUKM nuk është kundër ndërtimit të korridoreve sepse është edhe në programin e partisë sonë, thotë kryetari i saj Hristijan Mickoski.

Megjithatë, theksoi se është kundër mënyrës se si po zhvillohet ky projekt, veçanërisht, siç tha, të nënshkruhet një marrëveshje me të cilën parashihet që Maqedonia t’i paguajë gjoba të larta konsorciumit Bechtel dhe Enka.

“Nuk mundet të zgjasni javën e punës nga 40 në 60 orë, sepse ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, dhe të nënshkruani një marrëveshje që do të përfshijë gjoba mbi 200 milionë euro. Po, ne jemi kundër kësaj dhe do të ketë përgjegjësi për këtë.

Jemi kundër që ndërtimet pa leje të shpronësohen me të njëjtin çmim si ndërtimet e ligjshme. Ne jemi kundër krimit që është prezent në këtë projekt”, deklaroi Hristijan Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat