Maqedoni, marrëveshja për korridoret para deputetëve do të jetë në seancë të mbyllur

Maqedonia

Maqedoni, marrëveshja për korridoret para deputetëve do të jetë në seancë të mbyllur

Më: 2 maj 2023 Në ora: 12:51
Kuvendi

Sot kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në koordinimin e rregullt me koordinatorët e grupeve parlamentare dhe përfaqësuesit e partive politike në Kuvend ka biseduar edhe për prezantimin e Marrëveshjes për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10-D para deputetëve në Kuvend.

Nga Kabineti i kreut të Kuvendit njoftojnë se në takim është vendosur që opozita të propozojë trup kompetent për shqyrtimin e Marrëveshjes te kryetari dhe të përcaktojë datë kur të shqyrtohet marrëveshja.

“Duke e marrë parasysh atë se Marrëveshja është e klasifikuar, gjegjësisht vetëm deputetët që janë bartës të certifikatave të sigurisë kanë mundësi të shohin përmbajtjen e saj, marrëveshja do të shqyrtohet në seancë të Komisionit që do të jetë e mbyllur për publikun dhe në të do të marrin pjesë vetëm deputetët të cilët posedojnë certifikatë sigurie”.

“Qëndrimi i të pranishmëve në koordinim është se, duke e pasur parasysh atë se nisma është e opozitës, ndërsa opozita nuk merr pjesë në koordinim, opozita të propozojë trup kompetent për shqyrtimin e Marrëveshjes te kryetari dhe të përcaktojë datë kur të shqyrtohet Marrëveshja. Menjëherë pas hapjes së seancës së komisionit, deputetët do të prononcohen për mbylljen e seancës për publikun”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat