Propozim-ligjet për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D me flamur evropian për shkak të partisë së Apasievit

Maqedonia

Propozim-ligjet për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D me flamur evropian për shkak të partisë së Apasievit

Më: 8 maj 2023 Në ora: 18:09
Foto ilustrim

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq në lidhje vendosjen e flamurit evropian në Propozim-ligjet e Qeverisë u shpreh se në aspekt politik, ka bazë të vendoset flamuri evropian.

Sipas tij, kjo vjen në mënyrë që të arrijnë t’i ndërtojnë autostradat dhe ta përfundojnë rrjetin transevropian të korridoreve në Maqedoninë e Veriut.

Ai shtoi se është në komunikim të vazhdueshëm me Bashkimin Evropian dhe u ka sqaruar pse këto Propozim-ligje shkojnë me flamur evropian dhe se duhet t’u iket bllokimeve nga partia E Majta.

“Duhet ta them hapur atë çfarë mendoj. Ky vendim është marrë që t’i shmangemi bllokimit nga partia E Majta, parti pro-ruse, anti-NATO, antiBE që do të bëjë gjithçka të ndalojë korridoret. Ne konsiderojmë se kjo është bllokadë jolegjitime të cilën ne në mënyrë legjitime dëshirojmë t’i shmangemi dhe për këtë kemi bazë dhe arsyetim politik”, u shpreh Mariçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat