Najçevska për ndërtimin e korridoreve: Ndryshohen ligje për të legalizuar dispozitat e marrëveshjes

Maqedonia

Najçevska për ndërtimin e korridoreve: Ndryshohen ligje për të legalizuar dispozitat e marrëveshjes

Më: 11 maj 2023 Në ora: 20:39
Profesoresha Mirjana Najçevska

Profesoresha Mirjana Najçevska duke komentuar vendosjen e flamurit evropian te ligjet për ndërtimin e korridoreve, “u shpreh se pushteti po ndryshon ligje në mënyrë që të legalizojë dispozitat e marrëveshjes që janë kundër ligjit.

“Është arritur marrëveshje jashtë dispozitave ligjore. Po ndryshohen ligje për të legalizuar dispozitat ligjore të marrëveshjes që janë të kundërligjshme”, u shpreh Najçevska.

Ajo shtoi se nga deputetët kërkohet që të votojnë ndryshimet ligjore pa e shqyrtim të marrëveshjes.

“Qeveria mbron interesat e firmës. Që të arsyetohet procedura e shkurtuar dhe shmangia nga procedura e rregullt demokratike, vendoset flamuri evropian te ligjet që nuk kanë të bëjnë me harmonizimin e ligjeve në BE”, thekson Najçevska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat