BERZH: Ekonomia e Maqedonisë sivjet me rritje prej 2%, vitin e ardhshëm me 3%

Maqedonia

BERZH: Ekonomia e Maqedonisë sivjet me rritje prej 2%, vitin e ardhshëm me 3%

Më: 16 maj 2023 Në ora: 10:49
Foto ilustrim

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) parasheh se Maqedonia e Veriut sivjet do të ketë rritje prej 2%, ndërsa vitin e ardhshëm 3%.

Sipas BERZH, i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor do të shënojë rritje prej 2.2%, ndërsa vitin e ardhshëm 3.4%.

Ata shtojnë se ekonomia e Shqipërisë sivjet do të ketë rritje prej 2.5%, ndërsa vitin e ardhshëm 3.3%, Bosnja dhe Hercegovina 2% dhe vitin e ardhshëm 3%, Kosova 3.5 dhe vitin e ardhshëm 4, Mali i Zi (3.3 dhe 37.%) dhe Serbia (2.2% dhe 3.4%).

BERZH parasheh se rritja ekonomike e gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në vitin e ardhshëm do të jetë 3.4%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat