Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka pritje të gjata në pikat kufitare

Maqedonia

Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka pritje të gjata në pikat kufitare

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimin kufitar Bogorodicë për dalje nga shteti vërehet frekuencë e rritur e veturave, ndërsa koha e pritjes është rreth 30 minuta, informon LAMM.

Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerje nëpër rrugë të thata.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat