Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Maqedonia

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,80% në raport me vendimin e datës 07.08.2023.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë rritje mesatarisht te benzina për 3,030%, te nafta për 2,482%, te vaji ekstra i lehtë ka rritje për 2,754% dhe te mazuti ka rritje për 2,104%.

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,080%.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98, si dhe i EURODIZELIT (D-E V) dhe i vajit për amvisëri EKSTRA I LEHTË (EL-1), rriten për 1,50 denarë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i MAZUTIT M-1 SU, rritet për 0,801 denarë/kg dhe do të jetë 46,592 den/kg.

Nga data 15.08.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 86,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 88,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 81,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 80,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 46,592 (denarë/kilogram)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat