Mariçiq: Kontributi i sektorit civil është kyç për përparimin e suksesshëm në procesin e integrimit europian

Maqedonia

Mariçiq: Kontributi i sektorit civil është kyç për përparimin e suksesshëm në procesin e integrimit europian

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 20:56
Mariçiq

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq sot i filloi konsultimet me organizatat civile për përgatitjen e dokumenteve strategjike që janë të nevojshme për hapjen e Klasterit të parë, Udhërrëfyesit, në mënyrë që, siç tha ai, “të përgjigjen ndaj kërkesave të BE-së në mënyrë cilësore dhe në kohë”.

“Për këtë kontributi i sektorit civil është më i rëndësishmi për shkak të njohurive që ka, ekspertizës afatgjatë dhe aftësive që kanë në fushat kyçe për Udhërrëfyesit. Si një partner i dëshmuar dhe i besueshëm i Qeverisë në të gjitha proceset e deritanishme reformuese, përfshirja e njohurive, analizave dhe qëndrimeve të organizatave civile janë jashtëzakonisht të rëndësishme në definimin e prioriteteve për iniciativat reformuese në secilën nga fushat që duhet të prezantohen në të tre Udhërrëfyesit”, theksoi Mariçiq në takim.

Siç citohet në kumtesën e SÇE-së, Mariçiq tha se përfshirja e shoqërisë civile në procesin e përgatitjes së udhërrëfyesve është shumë e rëndësishme,si për gjithëpërfshirjen dhe transparencën e udhëheqjes së procesit të negociatave me BE-në, ashtu edhe për procesin e përgatitjes së këtyre dokumenteve strategjike.

“Me qëllim të gjithëpërfshirjes dhe transparencës së procesit, sigurimit të zhvillimit cilësor të udhërrëfyesve dhe integrimit të njohurive dhe ekspertizës së organizatave civile e përfshijmë shoqërinë civile, përmes serisë së takimeve dhe konsultimeve, për të siguruar një kontribut konkret me shkrim gjatë zhvillimit të udhërrëfyesve nga ana e institucioneve”, tha Mariçiq.

Në takim, siç citohet në kumtesë, përfaqësuesit e organizatave civile e përshëndetën fillimin e procesit të konsultimit për Udhërrëfyesin dhe treguan interes për pjesëmarrje aktive në diskutimin e hapur me pikëpamjet, analizat dhe komentet e tyre, të cilat do të duhet t’i paraqesin edhe me shkrim, të cilat do të jenë jetike për cilësinë e përmbajtjes finale të këtyre dokumenteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat