Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Maqedonia

Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 09:15
Maqedoni

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme në rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatje të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat