Dibra ndërpret restrikcionin e ujit për pije

Maqedonia

Dibra ndërpret restrikcionin e ujit për pije

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 17:29
Foto ilustrim

Ndërmarrja komunale publike “Standardi”-Dibër, informoi se nga 1 shtatori ndërpriten restrikcionet e ujit në qytet. Drejtori i ndërmarrjes Burim Kaba për gazetën KOHA, thotë se restrikcionet të cilët u vendosën më 31 korrik ndërpriten për shkak të stabilizimit të furnizimit me ujë të qytetit të Dibrës. Restrikcionet, siç thotë Kaba, u vendosën për shkak të mungesës të ujit që ishte rezultat i rritjes të shfrytëzimit të ujit gjatë sezonin veror si dhe keqpërdorimit të ujit për pije për vaditje të sipërfaqeve të gjelbra.

Restrikcionin një mujorë të ujit për pije sidomos e ndejnë banorët të vendbanimeve “Venec 1”, “Venec 2”, dhe disa vendbanimeve periferike të Dibrës. Për shkak të sistemit të ujësjellësit dhe të rrjetit, poashtu restrikcionin e ndjen edhe banorët dhe bizneset në rrugën kryesore të qytetit “8 Shtatori”.

Në krahasim me vitet e tjera kur gjatë sezonit verorë restrikcionet arrini deri më dhjetë orë, këtë verë restrikcionet e uji ishin nga ora 13:00 deri në ora 16:00 . Drejtori i ndërmarrjes komunale, Burim Kaba thotë vetëm një periudhë e shkurtër kërkonte retsrikcione meqë faza e parë e sanimit të ujësjellësit Rosok-Dibër dha rezultate shumë të mira. Pas punimeve në fazën e parë u rritën prurjet të ujit në rezervuarin e Dibrës për mbi 30 për qind. 120 litra në sekondë tani arrijnë në rezervuar dhe pritet që problemi i furnizimit me ujë të tejkalohet muajve në vijim kur starton edhe faza e dytë e sanimit të ujësjellësit Rosok–Dibër. Kaba thekson se analizat që ka bërë ndërmarrja komunale “Standardi”, e cila menaxhon me këtë ujësjellës rajonal, tregojnë se realizimi i dy fazave të projektit definitivisht zgjidh problemin me furnizim me ujë të qytet të Dibrës dhe disa fshatra të komunës.

Të theksojmë se gjatë sezonit verorë. sidomos gjatë muajit gusht. mungesën e ujit e ndjen edhe një numër i madh i mërgimtarëve të cilët erdhën në vendlindje nga Amerika dhe disa shtete të Unionit Evropian. Mungesa e ujit shkaktoi reagime të shumta edhe tek biznesi në rrugën kryesore “8 Shtatori”. Por siç thotë drejtori i ndërmarrjes Burim Kaba, furnizimi me ujë ka problem edhe me personat të pandërgjegjshëm të cilët gjatë sezonit veror ujisin hapësira të gjëra bujqësore në periferinë qytetit, pikërisht me ujësjellësin Rosok-Dibër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat