Është parandaluar kontrabanda e 50 paketave me cigare të blera në treg të lirë në Bogorodicë

Maqedonia

Është parandaluar kontrabanda e 50 paketave me cigare të blera në treg të lirë në Bogorodicë

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 13:32
Foto ilustrim

U ndalua kontrabanda e 50 paketave të cigareve që një shtetas grek i bleu në një treg të lirë dhe donte t’i sillte në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes pikës kufitare Bogorodicë.

Vlera e përgjithshme e paketave të cigareve është 85.900 denarë, ndërsa dogana e përgjithshme që ka dashur t’i shmanget është 60.900 denarë, njoftoi Drejtoria doganore.

Pakot e cigareve doganierët i zbuluan në zgavrat e fabrikës, pas tapicerisë së dyerve të pasme të automjetit me të cilin udhëtonte shtetasi grek, shton Drejtoria doganore.

Janë konfiskuar paketat me gjithsej 10 mijë cigare, ndërsa ndaj personit është ngritur kallëzim për kundërvajtje.

Drejtoria doganore, në kuadër të kompetencave të saj, kryen veprimtari për mbrojtjen e interesave financiare të shtetit dhe shtypjen e tregtisë ilegale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat