Komisioni Hetimor për Onkologji: Filipçe pretendon se Vasev ka qenë profesionist i lartë mundet ta kryej hetim mbi të

Maqedonia

Komisioni Hetimor për Onkologji: Filipçe pretendon se Vasev ka qenë profesionist i lartë mundet ta kryej hetim mbi të

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 13:24
Venko Filipçe.

Komisoni hetimor për rastin e Klinikës së Onkologjisë ka vazhduar sot punën me dëgjimin e ish-ministri të shëndetësisë Venko Filipçe.

Kryetarja e Komisonit Rashela Mizrahi e pyet ish-ministrin Filipçe nëse drejtori i klinikës Niko Vasev ka punuar me etikë, ku Filipçe u përgjigj se bëhet faj për një profesionist të lart i cili i ndihmonë çdo personi, nëse dikush dyshon për këtë se ai ka kryer vepër penale, mundet ta kryej hetim mbi të.

Pas Filipçes, sot para anëtarëve të komisionit duhet të dëgjohet edhe ministri aktual i shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.

Deri tani, ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, kanë folur Komisionit Hetimor, i cili duhet të përcaktojë përgjegjësinë politike për skandalin klinikës Onkologjike.

Në këtë rast, prokuroria Publike po kryen hetime dhe grupe pacientësh dhe familjarësh të të vdekurve nga kanceri po protestojnë duke kërkuar llogari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat