Mbi 1.200 zyrtarët në RMV që marrin paga më të larta për 78 për qind, në janar nuk do të kenë rritje të re

Maqedonia

Mbi 1.200 zyrtarët në RMV që marrin paga më të larta për 78 për qind, në janar nuk do të kenë rritje të re

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 21:41
Foto ilustrim

Në projektligjin e ligjin e ri për korrigjim të pagave të funksionarëve, që një ditë më parë u diskutua në Qeveri, pritet të hiqet formula e përllogaritjes së pagave të përzgjedhurve dhe të emëruarve, duke marrë si bazë pagën mesatare të vitit të kaluar në vend.

Kjo për arsye se sivjet atyre iu rritën pagat për 78% dhe po të ndiqet metodologjia e njëjtë nga janari mund të ketë rritje të reja për rreth 1260 funksionarët e shtetit. Sot Kryeministri Kovaçevski iu tha gazetarëve që do të ketë koeficiente të ndryshëm varësisht prej pozitave dhe duke mos shkaktuar implikime financiare.

Ai theksoi se grupi i punës është angazhuar që draft-ligji të jetë gati deri në fund të javës tjetër. Ndërkohë zëvendës kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi në një intervistë për Alsat tha se rritje të re të pagave për funksionarët nuk do të ketë në janar me ligjin e ri.

“Nuk janë vetëm 20 ministra dhe 20 zëvendësministra në pyetje, janë 1260 funksionarë, duhet të flasim me të gjithë. Ne kemi diskutuar me struktura të ndryshme, për shembull me përfaqësues të gjyqësorit, të prokurorisë, të pushtetit lokal dhe mendoj se duhet një konsensus më i gjerë se në fund të ditës, ky ligj mund të propozohet nga qeveria, por çfarë nëse propozohet dhe ngelet në sirtarët diku!? Çdo opsion është i hapur në tryezë: ulja e pagave edhe pengimi i rritjes së pagës, ne si grup punues kishim mandat për të ofruar një propozim, në seancë kishte ministra tjerë që propozuan diçka tjetër”, tha Fatmir Bytyqi, Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike.

Ajo që dihet sigurt është që brenda këtij viti pritet të miratohet ky ligj për të mos shtuar pakënaqësitë e qytetarëve, të cilët janë zhytur në krizë të thellë financiare.

Deri më tani për 7 muaj mbi 9,1 milion euro shtesë janë thithur nga buxheti vetëm nga rritja e pagave prej 78%, kurse në nivel vjetor taksapaguesve do tu privohen 15 milion euro nga këto rritje.

Pagat e funksionarëve u rritën në mënyrë drastike pasi Gjykata Kushtetuese vendosi të shfuqizoj një nen më 21 mars. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat