Rustemi: Nuk kam marrë ftesë nga Prokuroria për të dëshmuar për mbikëqyrjen e “Bechtel dhe Enka”

Maqedonia

Rustemi: Nuk kam marrë ftesë nga Prokuroria për të dëshmuar për mbikëqyrjen e “Bechtel dhe Enka”

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 22:34
Ejup Rustemi

Prokuroria për krimin e organizuar dhe korrupsionin ende nuk e ka thirrur në pyetje drejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, Ejup Rustemin, ndonëse nga atje paraprakisht kanë njoftuar se të gjithë të përfshirë në përzgjedhjen e mbikëqyrjes së punimeve në autostradën të ndërtuar nga “Bechtel dhe Enka” do të thirren për të dëshmuar.

Rustemi, nënshkrues i kontratës që “IRD Engineering” të jetë mbikëqyrës, në një intervistë për “A1on” thotë se do të bashkëpunojnë me prokurorinë dhe se kur ta thërrasin do të shkojë në pyetje.

“Nëse na thërrasin për marrje në pyetje, ne jemi të gatshëm të shkojmë në pyetje, sepse e gjithë procedura e mbikëqyrjes kryhet sipas Ligjit për Prokurim Publik.

Unë jam i gatshëm në çdo moment nëse kam ftesë për të dëshmuar dhe gjithçka që kemi deri më tani, i gjithë dokumentacioni është tek ata, çdo këkrese do t’ju përgjigjemi pozitivisht”, thotë Rustemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat