Arrestohet një 21 vjeçar nga Gjevgjelia, po transportonte 13 emigrantë nga Siria

Maqedonia

Arrestohet një 21 vjeçar nga Gjevgjelia, po transportonte 13 emigrantë nga Siria

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

Njëzet e një vjeçari, banor i Gjevgjelisë, është ndaluar nga policia dje në mbrëmje pasi po transportonte 13 emigrantë nga Siria.

Siç njoftoi MPB, M.G. (21) është arrestuar dje rreth orës 19:30 në fshatin Davidovë nga zyrtarë policorë nga qendra rajonale e kufirit në Jug.

“Me veturë të pasagjerëve “Volkswagen Tuareg” ka qenë duke transportuar 13 emigrantë nga Siria, dy prej të cilëve të mitur, është njoftuar Prokuroria Publike.

Pas dokumentimit të rastit do të bëhet kallëzim përkatës penal”, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat