Pamje të rënda – Të burgosurit në Idrizovë rrahen brutalisht nga Njësia Speciale maqedonase

Maqedonia

Pamje të rënda – Të burgosurit në Idrizovë rrahen brutalisht nga Njësia Speciale maqedonase

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 17:24
Foto nga vendi i ngjarjes

Para pak ditësh në orët e para të mëngjesit, njësitë speciale të Ministrisë së punëve të brendshme nisën aksionin në Burgun e Idrizovës.

Një aksioni, apo më mirë thënë rrahja brutale pasi që në disa video të publikuara në rrjetet sociale dëgjohet bërtima ta ndryshme ku kjo gjendje vazhdoi deri 1 orë para mesditës.

Përveç se i kanë rrahur brutalisht, nuk kanë lejuar që t’iu jepet ndihmë mjekësore. Madje kanë insistuar që mjekët në spitalin e Idrizovës të pohojnë se të burgosurit janë rrahur në mes vete.  Ndihma e shpejtë erdhi vetëm pas reagimit të TV KLAN si dhe edhe deri tek Avokati i popullit dhe Ministria e drejtësisë.

Përveç se i kanë rrahur, njëri prej të burgosurve të cilin e ka takuar televizioni KlanMacedonia.mk në Qendrën klinike, ai është shprehur se janë detyruar që të vënë firmat në letër të zbrazët. Sipas tij, qëllimi ka qenë që të arsyetohet dhuna dhe mos të ketë pasoja. Për këtë ngjarje ka reaguar edhe Ministria e punëve të brendshme duke munduar që të arsyetohet për ngjarjen e cila ka ndodhur.

“Nëpunësit policor nga Byroja për siguri publike në koordinim me Prokurorinë themelore të Shkupit pas marrjes së informacioneve dhe urdhrit për bastisje nga Gjykata themelore e Shkupit kanë bastisur burgun e Idrizovës ku kanë gjetur 63 telefona, 82 thika, 71 mbushës për telefona dhe drogë.  Në këtë aksion janë lënduar edhe 10 nëpunës policor” – thonë nga MPB.

Sipas informacioneve të cilat i ka siguruar KlanMacedonia.mk  nga burime brenda burgut, njëri prej të burgosurve është në gjendje më kritike për shkak se është rrahur me çekan. Ai ka të lënduar qafën dhe i ka të thyera dhëmbët.

Më posht ju do të shihni një video e cila është shpërndarë në rrjetet sociale ku dëgjohen torturimet ndaj të burgosurve në Idrizovë:

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat