Bytyqi: Mos investimi në infrastrukturën rrugore është një nga arsyet thelbësore që shkakton zhvillim joadekuat dhe të pabarabartë

Maqedonia

Bytyqi: Mos investimi në infrastrukturën rrugore është një nga arsyet thelbësore që shkakton zhvillim joadekuat dhe të pabarabartë

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 20:05
Fatmir Bytyqi

Ndërtimi nuk është vetëm tulla, betoni dhe çeliku, por një sektor që krijon një numër të madh mundësish ekonomike, tha zv. kryeministri, Fatmir Bytyqi në Konferencën e Parë për Infrastrukturën Rrugore “Përvojat”, Sfidat dhe Perspektivat”, që mbahet në Ohër.

Në Konferencë, Bytyqi ishte pjesë e panelit të dytë me temën “Roli që ka ndërtimi në zhvillimin ekonomik të vendit”, ku tha se ky sektor i ekonomisë nuk lidhet vetëm me ekonominë, por për zhvillimin e përgjithshëm të vendit.

“Unë nuk e shoh ndërtimin si një sektor të veçantë, por aq më tepër, 25 degë janë nga ky sektor ose janë të lidhura, të cilat në mënyrë direkte apo indirekte kanë një rol në zhvillim. Por është e rëndësishme, cila është vlera e shtuar që po i vendosim vetes”, tha Bytyqi.

Ai theksoi se nuk mund të flitet për decentralizim pa investuar në infrastrukturë dhe reduktimin e pabarazisë ndërmjet rajoneve.

“Mosinvestimi në infrastrukturën rrugore është një nga arsyet thelbësore që shkakton zhvillim joadekuat dhe të pabarabartë”, tha zv. kryeministri.

Bytyqi shtoi se ndërtimi duhet parë edhe nga prizmi se cila degë e tij sjell vlerën më të madhe të shtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat