Lloga ka liruar nga detyra gjyqtarin Llazar Nanev

Maqedonia

Lloga ka liruar nga detyra gjyqtarin Llazar Nanev

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 16:04
Krenar Lloga

Pas pranimit dhe analizës së materialeve për seancën e Këshillit Gjyqësor ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka konstatuar se materialet e dorëzuara përmbajnë pretendime të rënda për cenimin e integritetit të gjyqtareve dhe se është një situatë shqetësuese për sigurinë juridike të qytetarëve.

Lloga tha se Ministria e Drejtësisë nuk do të lejojë në trupa punues të anëtarësohen persona për të cilët ka indikacione serioze për dëmtim të integritetit.

Lloga njoftoi se Gjyqtarin i gjykatës themelore Kavadar, Llazar Nanev e ka liruar nga detyra anëtarë i Këshillit për koordinimin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në autoritetet gjyqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat