Ndalohet një 37-vjeçar nga Manastiri, ka vjedhur një automjet

Maqedonia

Ndalohet një 37-vjeçar nga Manastiri, ka vjedhur një automjet

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 22:32
Foto ilustrim

MPB njofton se sot është ndaluar në 37-vjeçar nga Manastiri, i cili dyshohet sa ka kryer veprën penale “vjedhje”.

“Sot (15.11.2023) në ora 20:00 në Manastir, zyrtarë policorë të policisë kriminale të SPB Manastir kanë ndaluar D.R.(37) nga Manastiri, i cili dyshohet se sot rreth orës 19:11, në Manastir në rrugën “Bulevardi 1 Maj”, duke shfrytëzuar faktin se çelësat ishin lënë në veturë, ka marrë një automjet pasagjerësh “Seat” me targa të Manastirit.

Automjeti është gjetur dhe i është kthyer pronarit nga punonjësit e policisë kriminale të SPB Manastir. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj D.R. do të paraqitet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat