Maqedonia, Serbia, Bosnja, Mali i Zi dhe Shqipëria nënshkruajnë deklaratë për luftë kundër korrupsionit

Maqedonia

Maqedonia, Serbia, Bosnja, Mali i Zi dhe Shqipëria nënshkruajnë deklaratë për luftë kundër korrupsionit

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 17:00
Pamje nga nenshkrimi

Në margjinat e Këshillit Ministror të OSBE-së në Shkup, ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Shqipërisë, respektivisht Bujar Osmani, Ivica Daçiq, Elmedin Konakoviq, Filip Ivanoviq dhe Igli Hasani, nënshkruan Deklaratën për parandalimin, çrrënjosjen, hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionin në Evropën Juglindore.

Bujar Osmani, kryesues i OSBE-së dhe ministër i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut ka dhene detaje.

“Kundër korrupsionit do të luftojmë me vendosmëri përmes hetimeve financiare, digjitalizimit dhe kthimit të pronës së arritur përmes aktiviteteve kriminale.

Nënshkrimi i kësaj Deklarate është fryt i përkushtimit të fuqishëm të Maqedonisë së Veriut në luftën kundër korrupsionit dhe u vendos që të nënshkruhet gjatë  “Konferencës Rajonale për Luftën kundër Korrupsionit, Pastrimit të Parave dhe Lehtësimit të Përpjekjeve për Kthimin e Pasurive në Evropën Juglindore” të cilën e organizuam në kuadër të kornizës së Kryesimit tonë me OSBE-në”, ka shkruar Bujar Osmani, kryesues i OSBE-së dhe ministër i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat