Kërkohet ekstradimi i personit të dyshuar për vrasjen e 14-vjeçares në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Kërkohet ekstradimi i personit të dyshuar për vrasjen e 14-vjeçares në Maqedoninë e Veriut

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 19:23
Ljupço Palevskit

Ministri i Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut Krenar Lloga, e ka nënshkruar kërkesën për ekstradimin e Ljupço Palevskit, i dyshuar për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjeorgjevska.

Palevski u arrestua në Turqi.

Lidhur me ekstradimin, Ministria e Drejtësisë tha se pret nga Ankaraja zyrtare përgjigje pozitive por para se të dërgohet kërkesa, ajo së pari do të duhet të përkthehet.

“Pasi të përkthehet në turqisht, do t’u dërgohet menjëherë autoriteteve turke, pra Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Turqisë. Ne presim bashkëpunim me autoritetet gjyqësore të Republikës së Turqisë, dhe veprimin e tyre sa më shpejt që të jetë e mundur pas së cilës Lupço Palevski do të sillet para autoriteteve të drejtësisë në vendin tonë”, njofton kjo ministri.

Prokuroria Themelore Publike, paraprakisht kishte përgatitur shprehimisht kërkesën për ekstradimin e Palevskit. Baza e dokumentacionit është urdhër arresti ndërkombëtar për të, për rrëmbim dhe dy vrasje makabre.

“Prokurori publik kërkoi nga autoritetet kompetente në Republikën e Turqisë, ekstradimin e personit për të cilin është lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar, dhe nga INTERPOL Ankara morëm informacion se më 05.12.2023 ai u arrestua në Republikën e Turqisë. Përveç kërkesës, do të sigurohet dokumentacioni i plotë i kërkuar”.

Pas përfundimit të procedurës në Turqi, do të nisin procedurat për marrjen e personit përmes Ministrive të Brendshme, do të thotë zyrave të Interpolit.

Ministria e Drejtësisë informoi se kanë kërkuar nga autoritetet turke, që ta mbajnë të dyshuarin kryesor për dy vrasjet, Palevski, në paraburgim derisa të përfundojë procedura.

Më herët, si ministri Spasovski ashtu edhe kryeministri Kovaçevski falënderuan Turqinë, për veprimin e shpejtë, bashkëpunimin dhe ndalimin e Palevskit. Serbia dhe Bullgaria u përfshinë gjithashtu në kërkimin përmes Interpolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat