Qeveria i kërkon mendim, Këshilli i Prokurorëve brenda 15 ditësh duhet të tregojë se cili person duhet të jetë prokuror publik

Maqedonia

Qeveria i kërkon mendim, Këshilli i Prokurorëve brenda 15 ditësh duhet të tregojë se cili person duhet të jetë prokuror publik

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 22:10
Keshilli prokurorial

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që t’i dërgojë letër Këshillit të prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me të cilën kërkohet mendim me shkrim për kandidatët e paraqitur nga Shpallja për emërimin e prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Këshilli i PP-së, në pajtim me afatet ligjore, duhet t’i japë Qeverisë mendim pozitiv ose negativ në afat prej 15 ditësh, pas çka Qeveria i propozon Kuvendit njërin nga kandidatët, i cili ka marrë mendim pozitiv.

Në shpalljen për prokuror të ri publik shtetëror janë paraqitur tre kandidatë – Fatime Fetai nga Prokuroria e lartë publike – Shkup, Lidija Raiçeviq nga Prokuroria themelore publike – Shkup dhe Lupço Kocevski nga Prokuroria publike e RMV-së.

Kuvendi e publikoi shpalljen më 29 nëntor të këtij viti, pasi deputetët e votuan vendimin për emërimin e prokurorit të ri publik.

Prokurorit aktual shtetëror publik Lubomir Joveski mandati i skadon më 25 dhjetor.

Sipas ligjit për prokurori publike të RMV-së, mund të emërohet person, i cili ka stazh të pandërprerë pune prej së paku dhjetë vite si prokuror publik ose si gjykatës në sferën e së drejtës penale.

Prokurori publik emërohet nga Kuvendi, me propozim të Qeverisë me mandat prej gjashtë viteve dhe të drejtë për emërim të sërishëm. Për punën e tij dhe punën e Prokurorisë Publike përgjigjet para Kuvendit.

Prokurori aktual shtetëror Joveveski, është emëruar me 25 dhjetor të vitit 2017, ndërsa e trashëgoi Marko Zvërlevskin, i cili u shkarkua në gusht të vitit të njëjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat