Policia e Maqedonisë me “vetura inteligjente”, do të regjistrojnë shkeljet në komunikacion

Maqedonia

Policia e Maqedonisë me “vetura inteligjente”, do të regjistrojnë shkeljet në komunikacion

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 12:59
Foto ilustrim

Policia e Maqedonisë u bë me dy automjete, të pajisura me sistemin “PolCam”, pajisje e brendshme e krijuar për kontrollin dhe monitorimin e trafikut dhe shkeljeve në komunikacion.

Sistemi “PolCam” lehtë i dokumenton shkeljet e trafikut si: kalimi në semafori të kuq, drejtimi me shpejtësi më të madhe se sa lejohet, parakalimet e paligjshme dhe shkelje të tjera, si dhe shpejtësia e lëvizjes së automjeteve mund të matet në një distancë fikse dhe të ndryshueshme nga automjetet.

Pajisja mundëson një regjistrim video prej 25 fotosh në sekondë, një hartë që tregon vendndodhjen ku është realizuar videoja, si dhe ekziston një opsion për të gjetur dhe njohur automatikisht targat që kanë kryer shkelje.

Automjetet ja dorëzoi MPB-së Kryetarja e Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, Gordana Kozhuvarovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat