Skandali në M-NAV, si u rrezikua jeta e qindra udhëtarëve nga inatet politike në Maqedoni

Maqedonia

Skandali në M-NAV, si u rrezikua jeta e qindra udhëtarëve nga inatet politike në Maqedoni

Më: 5 janar 2024 Në ora: 22:50
Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme (4 janar) ka ndodhur një skandal i paparë deri tani në komunikacionin ajror në Maqedoni, ku është vënë në rrezik jeta e qindra udhëtarëve të cilët kanë qenë nëpër aeroplanët që kanë qenë duke pritur të aderojnë në “Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Vet objekti për kontroll të fluturimeve është hapësirë strikte për objekt sigurie që interes kombëtar për të hyrë atje ka protokolle të posaçme sigurie. Ne besojmë se me normat ndërkombëtare ky akt në ndonjë shtet normal në Evropë apo Botë do të trajtohej si akt terrorizmi. Vet hyrja në ato hapësira paraqet rrezik sepse nuk të vij deri te sulmi, nëse personi ishte duke përcjell ato pozicione që për momentin është dashur të ndaj dy ose më tepër vija të fluturimit, atëherë ekziston rreziku për ndeshje potenciale të atyre aeroplanëve”, tha Aleksandar Tasevski, Sindikata e Kontrollorëve.

E gjatë ditës së djeshme (4 janar), ish-ministri Bekim Neziri së bashku me persona tjerë, të papenguar nga sigurimi, janë futur brenda objektit dhe kanë rrahur të punësuarit të cilët kanë qenë brenda.

Sulmi në fjalë ka ndodhur për të penguar reagimin dhe grevën e të punësuarëve ndaj punësimeve partiake që kanë qenë mollë sherri për disa muaj mes sindikatës dhe drejtorisë së M-NAV.

Policia e Maqedonisë për këtë rast ka thënë “Sot (01.04.2024) rreth orës 15:15 në Petrovec, një person i punësuar në M-NAV ka raportuar se në objekt ka pasur shkelje të rendit dhe qetësisë publike, përkatësisht se B.N. (personi i punësuar në institucion) së bashku me disa persona të tjerë të panjohur kanë sulmuar fizikisht P.B., E.K. dhe B.R. (personat e punësuar në institucion). Menjëherë pas marrjes së kallëzimit në vendngjarje janë drejtuar zyrtarë policorë nga SPB Shkup dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.”

Nga ana tjetër ka reaguar edhe BDI-ja, partia ku i dyshuari i parë për incidentin, Bekim Neziri, është kryetar i degës së Çairit.
Bashkimi Demokratik për Integrim, dënon me vendosmëri çdo formë të dhunës. Siguria e të gjithë qytetarëve është thelbësore për ne. Ngjarjet në M-NAV janë shqetësuese dhe trajtohen nga institucionet e shtetit me seriozitetin më të madh. Institucionet e hetuesisë duhet të zbardhin rastin me vendosmëri. Incidenti që tentohet ti mvishet padrejtësisht BDI-së, është rezultat i marrëdhënieve të cënuara dhe rënduara midis kolegëve në një mjedis pune dhe nuk ka asnjë lidhje të vetme me çështje politike e aq më pak me BDI-në.

Bëhet fjalë për mosmarrëveshje midis kolegëve dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të përfshihen padrejtësisht politikat e partisë. Dënojmë tendencën për të përfshirë partinë në vazhdimësi çdo çështje private ditore. Bashkimi Demokratik për Integrim përsërit qëndrimin për sundimin e ligjit dhe që asnjë nuk është mbi ligjin, por edhe kundërshton gjykimin nga publiku dhe presionin publik mbi institucionet”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Për këtë ngjarje, Prokuroria Themelore Publike, për të dyshuarin e parë dhe për të tre tjerët e përfshirë në incident, ka kërkuar paraburgim. Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese kundër tetë personave të cilët dyshohen se kanë kryer vepër penale “Rrezikimi i sigurisë së komunikacionit ajror” të dënuar nga neni 303 paragrafi 2 lidhur me nenin 22 të Kodit Penal.

Për këtë ngjarje kanë reaguar të gjithë autoritetet politike, por jo vetëm. Për këtë incident nga Sindikata e kontrollorëve, është njoftuar edhe Eurokontroll, që është institucion që përkujdeset për trafikun ajror në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat