BDI replikon, nuk do të votojë për ministrat e OBRM-PDUKM-së në qeverinë teknike

Maqedonia

BDI replikon, nuk do të votojë për ministrat e OBRM-PDUKM-së në qeverinë teknike

Më: 19 janar 2024 Në ora: 17:05
Foto ilustrim

Deputetët e Bashkimit Demokratik për Integrim nuk do të mbështesin propozimet për ministra në qeverinë teknike që do të jenë nga radhët e OBRM-PDUKM-së.

Ky vendim i BDI-së vjen pasi kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski paraprakisht theksoi se Talat Xhaferi nuk e meriton mbështetjen e OBRM-PDUKM-së për kryeministër teknik.

Dhe në interes të një atmosfere të mirë dhe procesit demokratik partia do të përmbahet nga votimi. .

Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, sot në një deklaratë për media tha se pozitat që me ligj i takojnë opozitës në qeverinë teknike duhet të mbeten bosh derisa OBRM-PDUKM ta votojë atë qeveri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat