“Zgjedhja e Xhaferit si kryeministër tregon prishje të të gjitha tabuve politike në Maqedoninë e V.”

Maqedonia

“Zgjedhja e Xhaferit si kryeministër tregon prishje të të gjitha tabuve politike në Maqedoninë e V.”

Më: 29 janar 2024 Në ora: 17:30
Bajram Rexhepi

Bajram Rexhepi zyrtar i lartë nga  Bashkimi Demokratik për Integrim, ka thënë se zgjedhja e Talat Xhaferit si kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, tregon barazi të plotë entike të shqiptarëve dhe prishje të të gjitha tabuve politike.

Rexhepi theksoi se me këtë fitore është përmbyllur një cikël i rëndësishëm i barazive të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Kështu tha ai teksa është pyetur se cila është rëndësia e datës 28 janar, e cila ndërlidhet me zgjedhjen e Xhaferit si kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

“Kjo për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut do të thotë rrumbullakësim i barazisë të plotë entike të shqiptarëve në këtë vend dhe prishje të të gjitha tabuve politike… me këtë po përmbyllim një cikël të rëndësishëm të barazive të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut”, u shpreh ai.

Lidhur me kritikat e opozitës ndaj liderit të BDI-së, Ali Ahmetin, po ashtu edhe për tashmë kryeministrin e ri, Talat Xhaferin, Rexhepi thotë se reagimet kanë qenë të ndara në tre grupe.

“Nuk do të thoja që ka qenë vetëm kritike por nëse shihni këto ditë reagimet kanë qenë të grupuara në tre grupe. Pjesa dërrmuese absolute e shqiptarëve është pranuar me një ekzaltim madhështor, ka qenë një pjesë shumë e vogël e shqiptarëve pjesa e një liste që janë munduar që ta relativizojnë këtë arritje madhështore dhe pjesa tjetër ka qenë pjesa nacionaliste… ka qenë një shpërthim racist me shumë akuza, urrejtje, e kanë pritur këtë lajm”, tha ai.

Ndërkohë, Rexhepi thotë se janë krenar edhe me punën që Talat Xhaferi ka bërë sa ishte në pozitën e kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, ashtu edhe për punën e ministrit të MPB-së Bujar Osmani.

Ai thotë se është dëshmuar që kuadrot më të mira janë ato të shqiptarëve.

“Jemi absolutisht krenar me punën që bëri Bujar Osmani sepse dëshmoi se ka qenë ministri më i suksesshëm i MPB-së, ashtu si Talat Xhaferi si kryetar më i mirë i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut…  kemi dëshmuar që kuadrot tonë kanë qenë kuadrot më të mirë dhe kanë udhëhequr në mënyrë dinjitoze për këto institucione”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat