Shqiptohen 137 gjoba në Shkup, 25 për tejkalim të shpejtësisë

Maqedonia

Shqiptohen 137 gjoba në Shkup, 25 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 08:34
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme ka vijuar dje (31.01.2024) me kontrollet e intensifikuara në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 137 masa.

“Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 137 masa.

Nga to, 25 për tejkalim të shpejtësisë, 14 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, tri masa për kalim në semafor të kuq, tetë masa për përdorimin e celularit…”, njoftojnë nga MPB.

Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat