ESHA: Ilaçet e reja për fibrozë cistike nuk janë të disponueshme për të gjithë pacientët

Maqedonia

ESHA: Ilaçet e reja për fibrozë cistike nuk janë të disponueshme për të gjithë pacientët

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 11:10
Foto ilustrim

Enti Shtetëror për Auditim (ESHA) ka kryer revizion të raporteve financiar së bashku me përputhshmërinë e revizionit të Klinikës Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve në Shkup për vitin 2022.

Me auditimin e kryer janë konstatuar situata dhe mospërputhje të natyrës së ndryshme, të cilat ndikojnë në shprehjen e një opinioni me rezervë në lidhje me vërtetësinë dhe objektivitetin e pasqyrave financiare dhe përputhshmërinë e transaksioneve financiare me rregulloren ligjore përkatëse për vitin 2022.

Nga auditimi është konstatuar se Klinika e Sëmundjeve të Fëmijëve është edhe qendër për trajtimin e pacientëve që vuajnë nga fibroza cistike, dhe një pjesë e tyre trajtohen me ilaçe që nuk janë në listën pozitive të barnave për të cilat ofrohet kompensim me kusht nga Fondi ose janë prokuruar nëpërmjet programit për trajtimin e sëmundjeve të rralla nga Ministria e Shëndetësisë.

Klinika për sëmundje të fëmijëve për blerjen e një pjese të ilaçeve, e cila po ashtu realizohet përmes Programit për trajtimin e sëmundjeve të rralla në kuadër të Ministrisë, për vitin 2022 dhe 2023 ka siguruar mjete në vlerë të përgjithshme prej 180.350 mijë denarë, pra rreth 2.9 milionë euro. Shuma e parashikuar është e mjaftueshme për blerjen e terapisë vetëm për 15 pacientë, ndërsa sipas dokumentacionit të bashkëngjitur janë të regjistruar nga 130 deri në 140 pacientë me fibrozë cistike.

Auditimi gjithashtu ka konstatuar aplikim jo të duhur dhe mospërputhje me Ligjin për Prokurim Publik në disa nga procedurat, gjë që ndikon në konkurrencë dhe shfrytëzim ekonomik, efikas dhe efektiv të fondeve publike.

Për tejkalimin e situatave të konstatuara jepen rekomandime për ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve nga institucionet kompetente dhe personat përgjegjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat