Parandalohet kontrabanda e 4.4 tonëve mish, i rrezikshëm për jetën e qytetarëve

Maqedonia

Parandalohet kontrabanda e 4.4 tonëve mish, i rrezikshëm për jetën e qytetarëve

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 12:28
Foto ilustrim

Një ekip mobil i Departamentit të kontrollit dhe hetimeve parandaloi kontrabandën e 4.4 tonëve mish gjahu të rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve, të cilin një shofer kamioni në pronësi të një kompanie greke donte të sillte në vend.

Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se mishi i gjahut në vlerë prej 4 milionë denarë nuk është deklaruar në deklaratën doganore, as transportuesi nuk ka pasur certifikatë përkatëse për të dhe leje nga institucioni përkatës kompetent, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

“Në deklaratën doganore malli është deklaruar si “paleta plastike dhe rafte metalike të lëvizshme” me vlerë 3750 euro ose vetëm 5.6 për qind të vlerës totale të mallit. Në terminalin e kalimit kufitar Tabanoc, inspektorët kanë kryer kontroll me skaner nga i cili ka rezultuar se në veturë, përveç mallit të deklaruar, ka pasur edhe mallra të tjera që nuk janë të përfshira në deklaratën doganore. Pas hapjes së mjetit, në 29 paleta plastike u gjet mish i ngrirë nga gjahu i ndryshëm, lepuj, fazanë, thëllëza, për të cilat nuk dispononte asnjë dokument”.

“Ndaj autorit është bërë kallëzim penal për shkelje të Kodit Penal. Mbrojtja e shëndetit të qytetarëve dhe sigurisë së shoqërisë është një nga prioritetet kryesore të Drejtorisë doganore”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Doganave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat