Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Maqedonia

Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 12:42
Foto ilustrim

Komisioni Rregullator për Energjetik njofton se do të bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,49%, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës ЕUROSUPER BS-95, rritet për 2,00 denarë/litër, ndërsa çmimet e ЕUROSUPER BS-98, të ЕURODIZELIT nuk ndryshojnë.

Nga mesnatë derivatet e naftës do të shiten me këto çmime:

ЕUROSUPER BS – 95 do të shitet për 83,00 (denarë/litër)

ЕUROSUPER BS – 98 do të shitet për 83,50 (denarë/litër)

ЕURODIZEL BS (D-Е V) do të shitet për 79,50 (denarë/litër)

Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) do të shitet për 76,50 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU do të shitet për 40,732 (denarë/kilogram).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat