Shqiptohen 209 gjoba në Shkup, 24 për tejkalim të shpejtësisë

Maqedonia

Shqiptohen 209 gjoba në Shkup, 24 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 09:09
Foto ilustrim

Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit dje (19.02.2024) ka vazhduar me kontrollet në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 209 gjoba, 24 sanksione për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 19 gjoba për vozitje pa patentë shofer, 11 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 8 gjoba për mospërdorim të rripit të sigurimit.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat