Me kamera dhe helikopter u dërgua për shërim në Vjenë, ndërsa Fondi refuzon të paguajë harxhimet për 18-vjeçarin

Maqedonia

Me kamera dhe helikopter u dërgua për shërim në Vjenë, ndërsa Fondi refuzon të paguajë harxhimet për 18-vjeçarin

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 16:01
Foto ilustrim

Tetëmbëdhjetë vjeçari Leonid Indov pësoi një aksident të rëndë këtë verë që i ka shkaktoi lëndim të rëndë të shtyllës kurrizore. Për mjekimin e tij mblidheshin fonde prej muajsh, ndërsa dërgimi i tij për mjekim në Austri u bë me helikopterin e MPB-së, ngjarje kjo që u përcoll nga shumë zyrtarë shtetëror dhe kamera.

Dërgimi i tij në Vjenë të Austrisë, zgjoi edhe kureshtjen e mediave, të cilat u ftuan nga institucionet shtetërore, të cilat theksuan se ky udhëtim është i pari i këtij lloji në vend.

Pajisja e medikopterit është donacion nga Bashkimi Evropian dhe një ekip mjekësor i “8 shtatorit” e ka shoqëruar 18-vjeçarin Leonid deri në klinikën në Austri. Ishte një transport i rrezikshëm dhe kompleks sepse Leonid ishte në respirator.

Por, sot ka arritur informacioni se Fondi i Shëndetësisë ia ka refuzuar kërkesën për mjekim jashtë vendit. Lajmin e bëri të ditur zëvendës Avokati i Popullit, Jovan Andonovski, duke thënë se shteti po luan me jetën e njerëzve.

“TURP! Pasi përfaqësues të institucioneve shtetërore u mburrën se i riu Leonidi u transportua me helikopter të specializuar për kurim në Vjenë, pason një tronditje për të dhe familjen e tij. Leonid tashmë prej disa javësh po i nënshtrohet trajtimit në Vjenë. Fondi i Shëndetësisë, përkundër mendimit konsullor se personi duhet të trajtohet jashtë vendit, merr vendim që refuzon kërkesën. Në të njëjtën kohë, në vendim nuk thuhet fare se cili institucion ofron shërbimin e nevojshëm, por vetëm se trajtimi është i mundur në Maqedoni”.

“Shteti luan me jetën e njeriut. Kërkoj nga FSSH që ta rishqyrtojë vendimin”, ka shkruar avokati Andonovski.

Për Leonidin me muaj janë mbledhur fonde, sepse operacionet dhe trajtimi për këtë lloj lëndimi ishin shumë të shtrenjta. Donacionet do të mbulojnë një pjesë të vogël të trajtimit në Austri, por pjesën tjetër nuk ka kush ta mbulojë. Bëhet fjalë për një shumë prej 140 mijë euro.

Leonidi po merr frymë me një aparat respirator dhe nuk mund të lëvizë krahët dhe këmbët dhe ka nevojë për trajtim.

Leonid Indov është nxënës i gjimnazit matematiko-informatik, ku ka zhvilluar talentin dhe aftësitë e tij në fushën e informatikës dhe kërkimit shkencor. Ai ka disa suksese ndërkombëtare dhe ka fituar vendin e parë në konkursin ndërkombëtar të NASA-s për zhvillimin e aplikacioneve

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat