Mitreski: Vlerat demokratike do ta mposhtin agresionin

Maqedonia

Mitreski: Vlerat demokratike do ta mposhtin agresionin

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 16:18
Jovan Mitreski

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitreski, vizitoi Kiev për të shprehur mbështetjen dhe solidaritetin e vendit të tij me Ukrainën në përvjetorin e dytë të fillimit të agresionit ushtarak rus në territorin e Ukrainës. Në një seancë speciale të Radës së Verkhovna të Ukrainës, Mitreski u drejtua deputetëve ukrainas dhe mysafirëve të nderuar duke konfirmuar mbështetjen e qartë të Maqedonisë së Veriut për Ukrainën.

Ai theksoi se vlerat demokratike do të mposhtin agresionin dhe bashkëpunimi do të orientohet drejt bisedimeve për një standard më të mirë të jetesës, prosperitet dhe zhvillim, si dhe për bashkëpunim dhe shkëmbim kulturor.

“Në të njëjtën kohë, le të dërgojmë një mesazh po aq të fortë se bota demokratike është e bashkuar në mbështetjen e Ukrainës në luftën për drejtësi, mbrojtjen e territorit të saj dhe mbrojtjen kundër oreksit perandorak të fqinjit të saj”, tha Mitreski.

Në fund, ai potencoi se edhe pse agresioni rus kundër Ukrainës është një paralajmërim për paqen dhe lirinë, nuk duhet lejuar që kjo të shkatërrojë vullnetin e popullit ukrainas për të rezistuar dhe për të luftuar për sovranitetin e tyre territorial. Mitreski përfundoi duke shprehur bindjen e tij se së bashku, botës demokratike do t’i dalin përballë sfidës dhe do të mbështesin Ukrainën në rrugën e saj drejt një të ardhme të lirë dhe të pavarur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat