Po dërgohen sms të rrejshme në emër të “Posta e Maqedonisë së Veriut”

Maqedonia

Po dërgohen sms të rrejshme në emër të “Posta e Maqedonisë së Veriut”

Më: 11 mars 2024 Në ora: 18:57
Foto ilustrim

Përsëri keqpërdoret emri i SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut” me porosi të cilat i marrin këto ditë qytetarët me përmbajtje të rreme, informojnë nga kompania në një publikim në ueb faqe.

Me porositë qytetarët njoftohen për dërgesat e arritura dhe u bëhet thirrje që ta konfirmojnë adresën e tyre në një vegëz të ofruar.

SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut” potencon se nuk qëndron pas njoftimeve.

Emri i Postës nacionale më parë ishte keqpërdorur në fushata mashtruese në janar dhe shkurt të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat