Bliznakovski: Diaspora nuk është e interesuar për zgjedhjet në Maqedoni

Maqedonia

Bliznakovski: Diaspora nuk është e interesuar për zgjedhjet në Maqedoni

Më: 21 mars 2024 Në ora: 21:26
Foto ilustrim

Edhe pse diaspora e Maqedonisë është e shumtë, duket se nuk është e interesuar për zgjedhjet në vendlindje. Këtë e tregon edhe tani kur nuk ka votues të mjaftueshëm të regjistruar për zgjedhjet parlamentare, dhe vetëm një numër modest i atyre që do të kenë mundësi të votojnë për zgjedhjet presidenciale, thotë drejtor i Agjencisë për Emigracion, Sllobodan Bliznakovski  për “Sloboden Peçat”.

“Një nga arsyet është ndryshimi i ligjit që kërkon më shumë se 5.600 vota për të qenë deputet, që është një numër i paarritshëm duke pasur parasysh se dalja e mërgimtarëve në zgjedhje është shumë e vogël”, thotë Bliznakovski.

Por Bliznakovski thekson se edhe kur, sipas ligjit të asaj kohe, kishte tri zona zgjedhore jashtë Maqedonisë, si Australia, Evropa dhe Amerika, një deputet u zgjodh me më pak se 200 vota, që është më pak se votat e marra nga një këshilltar në një komunë të vogël rurale në Maqedoni.

Ai theksoi se vendi ka rreth 700.000 mërgimtarë në të gjitha kontinentet dhe se të gjithë kontribuojnë në mbushjen e buxhetit të Maqedonisë përmes ndihmës direkte financiare që u dërgojnë familjeve të tyre në Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat