Zjarre në dy deponi në Zhelinë dhe Bogovinë

Maqedonia

Zjarre në dy deponi në Zhelinë dhe Bogovinë

Më: 20 prill 2024 Në ora: 12:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy vatra zjarri në hapësirë ​​të hapur janë regjistruar në 24 orët e fundit, njofton QMK. Deponitë e egra po digjeshin në hyrje e fshatit Cerovë të Komunës së Zhelinës dhe mbi magazinë “Dardania” afër fshatit Bogovinë.

Ndërhynë policët nga Tetova dhe një rojtar i parkut kombëtar “Mali Sharr”. Sipas informacioneve të fundit, zjarret janë të lokalizuara.

QMK apelon për vigjilencë për shkak të ndryshimeve të paralajmëruara meteorologjike me reshje shiu, erë dhe bore në vendet më të larta.

Të gjitha rastet emergjente raportohen në numrin e vetëm të urgjencës 112 në QMK, veçanërisht kur qytetarët kanë situata kërcënuese për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat