Publikohet një “bombë” për Zaevin (Foto)

Maqedonia

Publikohet një “bombë” për Zaevin (Foto)

Më: 8 qershor 2016 Në ora: 15:34
Zoran Zaev me bashkeshortin

Revista “Fokus” ka publikuar një foto të vjetër të kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, që daton nga dita e martesës së tij, me bashkëshorten Zorica Zaeva. Bëhet fjalë për fotografi “bombë” por që nuk është komprometuese, sikurse “bombat” për aferat e pushtetit, që i publikonte kryetari i LSDM-së. Fotografia është publikuar në kuadër të intervistës së “Fokus”-it me Zorica Zaeva, bashkëshorten e liderit të opozitës maqedonase.


“Me Zoranin jemi njoftuar moti kohë, thuajse si fëmijë. Në fakt, njoftësia jonë, duke pas parasysh dallimin e vogël në moshë, daton që nga shkolla fillore. Ajo njoftësi u shndërrua në dashuri të mrekullueshme dhe në lidhje serioze, që në vitin 1995, në fund të shkollës së mesme”, ka thënë Zorica Zaeva, në intervistën “Është vështirë te jesh Zoran, por nuk është lehtë të jesh Zorica”.


Në këtë intervistë ajo ka folur edhe për angazhimet e Zaevit në politikë, kurse ka theksuar se në periudhën e publikimit të “bombave” ka qenë mjaft e frikësuar. Në mediume dhe kuluare shpeshherë spekulohet për divorc mes tyre, mirëpo Zorica Zaeva i ka demantuar këto spekulime. “Shpesh na divorcojnë, por ja që ne ende jemi bashkë”, ka thënë Zaeva.

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat