KE i OBRM-PDUKM-së: Zaevi nuk guxon të privilegjohet mbi qytetarët tjerë

Maqedonia

KE i OBRM-PDUKM-së: Zaevi nuk guxon të privilegjohet mbi qytetarët tjerë

Më: 20 janar 2017 Në ora: 10:53
Nikolla Gruevski

Komiteti ekzekutiv (KE) i OBRM-PDUKM-së e vlerësoi si skandaloz, të turpshëm dhe politik vendimin e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) që t’i tërheqë aktakuzat për rastin “Puç”. Në kontekst të negociatave për formim të qeverisë, në seancë KE-ja e riafirmoi mbështetjen për liderin e partisë Nikolla Gruevski që të vazhdojë me aktivitetet në këtë drejtim për shkak se, siç thuhet, vullneti i qytetarëve është imperativ.

KE, siç qëndron në kumtesë, në seancën e djeshme e shqyrtoi dhe analizoi vendimin skandaloz të PSP-së me të cilin Zoran Zaev për herë të dytë eviton përgjegjësi penale për krimin në të cilin është kapur.

Sipas KE të partisë, vendimi politik i Janevës është konfirmim më i mirë se Zaevi dhe Verushevski janë kapur në krim dhe se organet e hetimit e kanë mbuluar rastin me dëshmi të fuqishme dhe të pamposhtura.

Drejtësia para institucioneve të Maqedonisë, theksojnë nga partia, do ta arrijë Zaevin dhe shoqërinë e tij kriminele, herët ose vonë dhe ata do të përgjigjen për gjithçka që i kanë bërë Republikës së Maqedonisë dhe popullit të saj, njofton AIM.

Komiteti ekzekutiv i OBRM-PDUKM-së i inkurajon institucionet që të punojnë në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe ligjet dhe të mos lejojnë që krimi i kryer të kalojë pa u dënuar. Zaev, siç potencohet, nuk është, nuk guxon të privilegjohet edhe mbi qytetarët e tjerë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat