Hahn sot në Shkup takon liderët e partive politike

Maqedonia

Hahn sot në Shkup takon liderët e partive politike

Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 08:17
Johannes Hahn

Sot eurokomisioneri evropian për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn është raportuar se do të merr pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme dhe të energjetikës (ekonomisë) në kuadër të konferencës ”Gjashtë kuçedrat e Ballkanit”.

Megjithatë, Johannes Hahn do të takohet edhe me liderët e partive politike që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të dhjetorit siguruan ulëse në kuvendin e Maqedonisë.

Kjo është konfirmuar pardje për agjencinë e lajmeve AIM nga zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq.

”Komisioneri Hahn gjithashtu do të ketë biseda dypalëshe, ndër të cilat edhe me përfaqësues të të gjitha partive politike në vendin nikoqir”, ka deklaruar Kocijançiq. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat