LSDM: Në gjashtë muajt e parë të Qeverisë së re do të luftojmë kundër varfërisë

Maqedonia

LSDM: Në gjashtë muajt e parë të Qeverisë së re do të luftojmë kundër varfërisë

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 12:48
Zaev

LSDM-ja e Zaevit përmes një komunikate shkruan se gjatë gjashtë muajve të parë të Qeverisë së re, do të angazhohet për të luftuar kundër varfërisë së qytetarëve, që siç thonë, të mos përsërite asnjëherë shtëpitë e ftohta të të varfërve.

“Me vauçer energjetik, këto familje do të mund t’i paguajnë gjithë faturat për energji elektrike. Vauçeri energjetik do të thotë se shteti mbulon një pjesë të harxhimeve për rrymë dhe ngrohje me gaz ose me dru. Vauçerët do të jenë për qytetarët të cilët do të përfshihen në ligjin e ri për energjetikë dhe varfëri”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat