Kryetari i ri i VMRO-së na uron Vitin e Ri edhe në gjuhën shqipe

Maqedonia

Kryetari i ri i VMRO-së na uron Vitin e Ri edhe në gjuhën shqipe

Më: 31 dhjetor 2017 Në ora: 15:17
Kryetari i ri i VMRO-së

Të nderuar qytetarë, Protokollet e zakonshme të adresuara për Vitin e Ri kërkojnë të përshkruhet viti që kaloi.

Unë jam i bindur se secili prej jush i ndjen sfidat, vështirësitë dhe pasojat negative nga standardi i dobët, turbulencat politike dhe tensioni në marrëdhëniet. Prandaj unë do të përmbahem në realitetin e sotëm dhe hapat për të ardhmen. Qytetarët janë të zhgënjyer nga pritjet. Premtimet kryesore të qeverisë për një jetë më të mirë nuk po përmbushen. Ne kemi një ngecje shoqerore, ekonomike dhe politike.

Liria ekonomike është e kërcënuar. Ajo është themeli i të gjitha lirive njerëzore dhe përcaktues i zhvillimit të shoqërisë. Një vend pa liri ekonomike është një vend i qytetarëve të pakënaqur. Mungesa e lirisë ekonomike zgjidhet vetëm me një një koncept i bazuar në hapa konkretë dhe realë. Nevojitet kontribut i fuqishëm në investimet kapitale dhe një rritje prej së paku 4% për të arritur një rritje reale dhe me cilësi të lartë të standardit. Nevojiten masa thelbësore në biznes dhe mbështetje nga shteti. Papunësi nën 10 për qind. Është i nevojshëm një fokusim i fortë në investimet që do të krijojnë vende të reja pune. Por cili është realiteti? Pensionet dhe pagat nuk po rriten dhe paga mesatare prej 500 eurosh nuk ekziston. PBB-ja në tre kuartalet e para ka rënë për 0.4%.

Problemet në bujqësi po shtohen. Nuk janë vetëm subvencionet e zvogëluara, por ka humbur dhe tregu për produktet bujqësore. Plasimi i pasigurtë do të thotë humbje e të ardhurave dhe pasiguri tek fermerët. Nuk ka përparim në energji. Në vend të stabilitetit energjetik, lind një varësi e re e energjisë. Vijon një rritje e re të çmimeve, dhe gazifikimi aktual ka ngecur. U prezantua një tarifë e lirë, e cila siç njoftuan përsëri do ta heqin. Shtrenjtohet dizeli për shkak të rritjes së taksave të akcizës së naftës dhe tatimi mbi të ardhurat dhe tatimi personal është e qartë që do ta rrisin. Qytetarët janë të bashkuar kur bëhet fjalë për hallet e tyre, sepse mungesa e parasë është një problem i përbashkët për shumë familje.

Të nderuar qytetarë,

Bashkimi Evropian dhe NATO duhet të bëhen qëllime të arritshme, dhe anëtarësimi atje është rezultat i një pune të lodhshme , e jo i mbledhjeve protokollare dhe improvizimeve të rrezikshme. Dialogu politik është i nevojshëm, subjektet politike në Maqedoni nuk duhet të jenë armiq por konkurrent, gara e të cilëve është sigurimi i një jete më të mirë për qytetarët. Dialogu është një proçes i dyanshëm. Për të është i nevojshëm mirëkuptim dhe përkrahje e mbështetur në parime bazike. Sigurisht, ka gjëra për të cilat ne si parti, do të vlerësojmë se i’a vlen t’i mbështesim dhe për të cilët ne jemi të bindur se ato janë në interes të qytetarëve. Për të pasur dialog, duhet të ketë liri për të shprehur mendimin kritik. Për të pasur liri, duhet t’i jepet fund presionit politik dhe hakmarrjes. Përndjekja lind dëshirë për hakmarrje dhe ajo është një bumerang që kthehet. Qeverisja me frikë është një rrugë me një drejtim. Ne nuk duhet të bëhemi peng i urrejtjes dhe përndjekjes.

Të nderuar qytetarë,

Unë e di se shpresa tek shumica prej jush është e vogël, por ajo nuk duhet të zhduket. Maqedonia mund dhe duhet të jetë më mirë. Maqedonia duhet të ecë përpara. Më ndiqni dhe ky vit i ri do të jetë një vit i një shprese të re dhe një vit kur qytetarët do të njohin energjinë e vërtetë që mund të bëjë një të ardhme më të mirë për të gjithë. VMRO-DPMNE gjithashtu do të bëjë dhe ndryshime të brendshme. Dhe VMRO-DPMNE do të kthehet më e fortë se ka qënë më parë.

Në fund, më lejoni që secilit prej jush, t’i dëshiroj lumturi dhe mbi të gjitha shëndet. Respektojini të afërmit tuaj, viti i ri le t’ju sjellë përmbushjen e planeve tuaja personale dhe profesionale, por mbi të gjitha dashuri, mirëkuptim dhe përparim në familje.

Le të jetë viti i ri 2018 një vit i lumtur dhe i suksesshëm !!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat