Komuna e Çairit gjen zgjidhje për rrugët, do të bëhet sanimi i disa prej tyre

Maqedonia

Komuna e Çairit gjen zgjidhje për rrugët, do të bëhet sanimi i disa prej tyre

Më: 11 prill 2018 Në ora: 15:31

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët dhe rrugicat" Shkup, Senad Smailoviç, pas takimit të realizuar sot në Komunën e Çairit dhe konstatimit të gjendjes faktike të rrugëve të Çairit, vendosën që të bëhet sanimi i rrugëve dhe i njëjti projekt të realizohet në disa faza, njoftojnë nga Komuna e Çairit.

"Faza e parë ka filluar nga dita e sotme dhe do të përfshij rrugët e Çairit të vjetër: Pavle Iliç, Dobri Daskalov, Emin Duraku, Krsto Asenov, Resenska, Arhiepiskop Dositej, Strumiçka, Vukovarska, Dizhonska, Luba Stoilkovic, Vëllezërit Rexhepagiç, Ferid Zairi, Metodija Mitevski, August Cezarec, Nikolla Maleshevski, Ronald Regan, Bllagoja Paroviç, bul. Brigada Maqedono Kosovare, bul. Brigada Maqedono Kosovare – rrugica #3, Llazo Tërpovski, Ferid Murati dhe rruga Xhon Kenedi. Faza e dytë do të përfshijë gjitha rrugët e tjera në teritorin e Komunës së Çairit", theksohet në njoftimin e Komunës së Çairit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat