Gruevski: OBRM-PDUKM-ja tetë vite me radhë ka marrë rekomandim për fillimin e negociatave me BE-në

Maqedonia

Gruevski: OBRM-PDUKM-ja tetë vite me radhë ka marrë rekomandim për fillimin e negociatave me BE-në

Më: 18 prill 2018 Në ora: 19:11
Nikolla Gruevski

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, në një postim në Facebook ka reaguar për raportin e ri të progresit të Komisionit Evropian, në të cilin u rekomandua pa kusht që Maqedonia të fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Gruevski shkruan se OBRM-PDUKM-ja për tetë vite me radhë, prej të cilëve gjashtë vite ka marrë rekomandim ka kusht, derisa sipas tij, LSDM-ja nuk krijoi krizën politike.

“Kushti është larguar pasi OBRM-PDUKM-ja vendosi interesat shtetërore para atyre partiake dhe ndihmoi në procesin, ashtu siç ka bërë gjithmonë. Interesat shtetërore para interesave partiake”, shkruan Gruevski.

Përndryshe, gjatë ditës së djeshme Komisioni Evropian publikoi raportin e progresit për vendet e rajonit, ku rekomandoi që Shqipëria dhe Maqedonia të fillojnë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat