Zaev, rikonstruimi në fazën e shqyrtimit të ofertave

Maqedonia

Zaev, rikonstruimi në fazën e shqyrtimit të ofertave

Më: 5 maj 2018 Në ora: 22:16
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev ka sqaruar se me partite që pritet zgjerimi i kualicionit qeveritarë deritani është biseduar për ndarjen e posteve ministrore dhe zëvendës ministrave, ndërsa më pas do të dikutohet edhe për drejtori.
Kryeministri Zaev tha se me kryetarët e partive që janë të gatshme të kyçen në Qeveri, po finalizohen idetë dhe propozimet se cili dikaster cilës parti mund ti ndahet.

“Faza e rikonstruimit ka ardhur deri në fazë të shqyrtimit të ofertave të partive me të cilat po negociojmë. Besoj se këtë fundjavë do ta shfrytëzojnë të gjithë partitë me të cilat po negociojmë, por edhe ne si LSDM, për të biseduar me antarësinë. Nëse ne përafërsisht themi po, tashmë do të jemi afër vendimit për Qeveri, respektivisht për emërimin e ministrave dhe zëvendës ministrave, ndërsa më pas do të vazhdojmë të bisedojmë për drejtorë, zëvendës drejtorë e kështu me radhë”, ka deklaruar Zaev.

Siç Dihet Zaevi po negocion me dy krahët e Lëvizjes Besa dhe PDSH-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat