Ivanov: Detyrë e gjeneratës sonë është ta ruajmë pavarësinë e shtetit

Maqedonia

Ivanov: Detyrë e gjeneratës sonë është ta ruajmë pavarësinë e shtetit

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 10:53
Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, me rastin e 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare të Maqedonisë, ka uruar qytetarët e vendit.

Ai thotë se ëndrra më e madhe e një populli është të krijojë shtetin e tij dhe vetëm ata që e kanë bërë këtë kanë qenë të vetëmjaftueshëm,

Për liri dhe pavarësi të Maqedonisë është realitet. Por, liria nuk merret një herë e përgjithmonë, por për çdo ditë. Për këtë arsye, detyrë e gjeneratës tonë është të mos lejojmë që liria dhe pavarësia e Maqedonisë të jetë e zbrazët. Në çdo momente vendimtare të historisë sonë, populli ka sjellur vendim të mençur. Kështu ishte edhe në referendumin e 30 shtatorit, ndërsa shumica e deputetëve në Kuvend vepruan kundër vullnetit të popullit”, thotë Ivanov.

Ai më tej shton se duhet guxim deri në realizimin e të drejtës për vetëvendosje dhe ruajtje të pavarësisë së shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat